I shpërtheu bombola e oksigjenit gjatë peshkimit, humb jetën 40 vjeçari

Një 40 vjeçar është mbytur në qytetin Sarandës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se viktima është identifikuar si Ardit Alikaj.

Sipas informacioneve të para mësohet se Alikaj ka qenë duke peshkuar me veshje polumbari kur dyshohet se i ka shpërthyer bombola e oksigjenit.

Trupi i tij është konstatuar në sipërfaqe nga shoku i tij, i cili ka njoftuar policinë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.