Nuk ka kohë për pushim, kombëtarja niset drejt Ishujve Faroe, programi deri kur të luhet ndeshja

Pas triumfit me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Moldavisë në “Air Albania” dhe festës, kombëtarja shqiptare niset drejt Ishujve Faroe.

Atje “kuqezinjtë” e Sylvinhos, me trajnerin brazilian që debutoi me fitore në shtëpinë e shqiponjave, do të luajnë sfidën e fundit kualifikuese të EURO 2024 për muajin qershor.

 

Kombëtarja pritet të mbërrijë në Ishujt Faroe këtë të dielë në orën 17:00, ndërsa në orën 19:00 do të zhvillojë seancën e parë stërvitore atje.

Ky është programi i Kombëtares para ndeshjes me Ishujt Faroe, që luhet të martën, 20 qershor, në orën 20:45 në stadiumin “Torsvollur”: