Aksident me vdekje afër TEG-ut

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, një motor ka përplasur për vdekje një person të paidentifikuar.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të TEG-ut.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 18.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të Teg-ut, shtetasi K. L., duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka  ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.