2:0 ndaj Moldavisë/ Berisha uron kombëtaren: Lojë e bukur dhe fitore e merituar!

Kryedemokrati Sali Berisha ka uruar fitoren e sotme të kombëtares shqiptare 2:0 kundër Moldavisë në Air Albania.

Një urim të përzemërt kombëtares për lojën e bukur dhe fitoren e merituar. Urime golshënuesve Jasir Asani dhe Nedim Bajrami, kapitenit, trajnerit dhe të gjithë ekipit’, shkruan Berisha.