Mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Moldavi, njihuni me statistikat

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan në “Air Albania” kundër Moldavisë ndeshjen e dytë të saj në Grupin E të eliminatoreve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, shkruan Syri.net.

Në pjesën e parë kuqezinjtë dominuan lojën, patën disa raste për shënim, por nuk mundën dot të gjejnë rrugën e rrjetës.

Fraksioni i parë i lojës u mbyll në barazim 0-0, teksa në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat.