Cikalleshi i pafat, godet traversën e moldavëve

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan në “Air Albania” kundër Moldavisë ndeshjen e dytë të saj në Grupin E të eliminatoreve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, shkruan Syri.net.

Kuqezinjtë po dominojnë ndaj moldavëve, teksa i janë afruar golit me Cikalleshin, i cili ishte i pafat në minutën e 20-të.

Sulmuesi gjuan nga jashtë zone, por topi prek traun e portës mike.