", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/June/17/auto_Capture1687013625.png", "width": 900, "height": 525 } }

SYRI TV/ Rama 'hapi thesin' për Safet Gjicin, 112 milionë € tendera

Safet Gjici duket se ishte i preferuari i Edi Ramës, jo vetëm si kryebashkiak. Në 7 vitet e fundit, kompanitë e themeluara prej Gjicit, e që sot drejtohen nga familjarët e tij, kanë përfituar 112 milionë euro nga qeveria. Kompanitë e Gjicit kanë qenë përfitueset më të mëdha të tenderave, kryesisht në ndërtime të veprave publike, por edhe me sigurinë e objekteve te ndryshme në vend.

SYRI TV

Safet Gjici, nuk ishte vetëm kryebashkiak socialist për Edi Ramën, por duket se lidhjet e Gjicit me qeverinë kanë qenë më të forta, kjo edhe në aspektin financiar. Kompanitë e themeluara nga Safet Gjici, të transferuara në emër të familjarëve të afërt që me marrjen e detyrës, kanë rezultuar të suksesshme sa i përketë milionave të fituara nga qeveria e Edi Ramës.

Dy kompani të themeluara nga Gjici, Eurogjici-Security dhe Kevin Construksion, që sot menaxhohen nga vëllai i tij Lavdrim Gjici, vetëm gjatë 7 viteve të fundit kanë fituar të vetme dhe në bashkëpunim tendera publikë me vlerë mbi 112 milionë euro.

Në mars të vitit 2001, Safet Gjici themelon kompaninë e sigurisë dhe ruajtjes fizike Eurogjici-Security. Në 23 prill 2014 i dhuron aksionet vëllait të tij Lavdrim Gjicit. Nga viti 2015, kompania Eurogjici-Security, me administrator dhe aksioner të vetëm vëllain e Safet Gjicit, rezulton se ka fituar (e vetme dhe në bashkëpunim me firma të tjera) 48 tendera nga organet e pushtetit vendor dhe qendror, me vlerë rreth 62 milionë euro.

Në dhjetor të vitit 2006, Safet Gjici themelon kompaninë e ndërtimit Kevin Construksion. Në 19 prill të vitit 2014, Safet Gjici ia dhuron aksionet vëllait të tij, Lavdrim Gjicit. Gjatë 7 viteve të fundit, kompania e ndërtimit Kevin Construksion ka marrë 20 tendera publikë, 5 e vetme dhe 15 në bashkëpunim, me vlerë mbi 50 milionë euro.

Safet Gjici ka pasur 87.5 % të aksioneve edhe në Klubin e Futbollit të Kukësit, duke qenë edhe President i klubit. Në prill të vitit 2014, Gjici ia kalon aksionet e klubit sërish vëllait të tij, Lavdrim Gjicit. Ndërkaq, krahas një vile me 3 kate në Tiranë, 9 pasuri të palujtshme apartamente dhe njësi ndërtimore, edhe një lokal pranë Parlamentit, Kevin Bar, është në pronësi të bashkëshortes së Gjicit, Manjola Gjici.

 
 
Rumble("play", {"video":"v2rygqt","div":"rumble_v2rygqt"});