VIDEO/ Tifozët rumunë u dëbuan nga stadiumi në Prishtinë pasi brohoritën 'Kosova është Serbi'

Tifozët e skuadrës rumune të futbollit u dëbuan nga stadiumi në Prishtinë gjatë ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër vendasve të Kosovës, pasi brohoritën "Kosova është Serbi".

Ndeshja në fushë nuk ofroi shumë, duke qenë se përfundoi pa gola, por takimi u karakterizua nga brohoritjet e tifozëve mysafirë.

Pak para vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, tifozët nga Rumania kanë filluar të brohorasin “Kosova është Serbi”, për çka reagoi policia dhe siguria, të cilët i dëbuan nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Rumania nuk e njeh Kosovën si shtet zyrtarisht të pavarur dhe ky fakt i kombinuar me miqësinë që ekziston mes tifozëve të tyre dhe atyre nga Serbia, ka sjellë tensione të mëdha.

Ngjarjet në Prishtinë pothuajse me siguri do të sjellin sanksione për Federatën e Futbollit të Rumanisë dhe ekziston mundësia që përveç një gjobe të konsiderueshme, UEFA ta sanksionojë Rumaninë duke luajtur ndeshjen e radhës në shtëpi para tribunave të zbrazëta.