Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Moldavisë, Silvinjo ka vetëm një dilemë
Shqipëria përballet mbrëmjen e sotme me Moldavinë në “Air Albania”, sfidë e vlefshme për grupin E të eliminatoreve të Euro 2024.
Përsa i përket formacionit, dilema më e madhe e Silvinjos është porta, aty ku garojnë për një fanellë titullari Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha. Por sipas të dhënave të fundit, Strakosha është pak më i avantazhuar.
Në qendër të mbrojtjes rikthehen dyshja Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli. Në të djathtë kapiteni Elseid Hysaj, teksa postin e mbrojtësit të majtë do e mbulojë Mario Mitaj.
Ylber Ramadani dhe Keidi Bare pritet të formojnë “digën” përpara mbrojtjes, me Nedim Bajramin përpara i fokusuar te pjesa sulmuese. Myrto Uzuni dhe Jasir Asani do të formojnë krahët e ofensivës, teksa Sokol Cikalleshi do të rreshtohet në majë me objektivin për të shënuar gol.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë
Strakosha (Berisha)
Hysaj Gjimshiti Ismajli Mitaj
Ramadani Bare
N. Bajrami
Asani Uzuni
Cikalleshi