'Dardanët' kërkojnë fitoren e parë, publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Rumaninë

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, sfidë  e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024.

Ndeshja është e një rëndësie të madhe për fatin e Kosovës në këto kualifikime.

Kosova pozicionohet në vendin e tretë me dy pikë në grup pas dy ndeshjeve.

Ndërkaq, Rumania është e dyta me gjashtë pikë, po aq sa ka edhe Zvicra, që kryeson grupin I.

Formacionet zyrtare:

KOSOVA: Muriq, Aliti, Paqarada, Rrahmani, Vojvoda, Deseviq, Celina, Fazliji, Muslija, Rashica, Muriqi.

RUMANIA: Moldovan, Dragusin, Manea, Baluta, Puscas, Stanciu, Marin, Burca, Coman, Man, Camora.