City bën goditjen e parë në merkato, për 40 milionë euro blen mesfushorin e Chelsea

Kampionët e Europës, Manchester City janë shumë pranë goditjes së parë në këtë sezion të merkatos.

Sipas “ESPN” kampionët e Anglisë janë shumë pranë blerjes së Mateo Kovacic nga Chelsea. Klubet kanë arritur marrëveshjen dhe pritet që mesfushori kroat të transferohet te skuadra e Guardiolës në ditët e ardhshme.

Sipas marrëveshjes së arritur, Chelsea pritet të arkëtojë rreth 40 milionë euro nga shitja e mesfushorit tek City.