VIDEO-SYRI TV/ Begaj komenton zhvillimet në veri të Kosovës: Marrëveshja e Ohrit u kthye në zhgënjim
Presidenti i Republikës Bajram Begaj komentoi nga ForumiiI Prespës situatën e tensionuar në veri të Kosovës ku i bëri thirrje Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçit dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të marrin përgjegjësitë dhe të çojnë përpara procesin e pajtimit mes dy vendeve.
Sipas Begajt, dakordësia e 18 marsit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë po shndërrohet në moment zhgënjimi.