Kisha pa tavan dhe vila historike ku do të zhvillohet dasma e Arbana Osmanit!

Këtë të shtunë 17 qershor 2023, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të celebrojnë dashurinë e tyre në Toskana të Italisë.

Mësohet se ceremonia e dyshes do të zhvillohet në kishën e veçantë pa tavan “Abbey of San Galgano”, ndërsa festa në një nga vilat e famshme të Toskanës, e cila quhet “Tenuta Larnianone”.

“Abbey of San Galgano” është një vepër arti e cila mund të vizitohet nga kushdo për vetëm 4 euro. E veçanta e kësaj kishe është fakti që nuk ka tavan.

“Abbey of San Galgano” është një manastir i themeluar në luginën e lumit Merse midis qyteteve Chiusdino dhe Monticiano, në provincën e Sienës, rajoni i Toskanës, Itali.

Ndërsa vila “Tenuta Larnianone” është një pronë familjare e cila ka prodhuar verë të mirë dhe ullinj që nga viti 1939 dhe përmban një sërë vilash të bukura. Pasuria përfshin 19 hektarë vreshta dhe 12 hektarë ullishte dhe është e vendosur në hijen e kodrave Chianti.