U transferua me bujë, Xhuliano Skuka largohet nga Metz dhe firmos në Slloveni

Xhuliano Skuka i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Metz në kampionatin francez. Skuka u transferua me bujë në merkaton e janarit por nuk arriti të gjentë hapsirat e nevoshjme ku është aktivizuar në 9 ndeshje por asnjëra si titullar.

Ditën e sotme ish-i i Partizanit ka ndryshuar destinacion teksa ka zgjedhur skuadrën e re. 24-vjeçari do ta vijojë karrierën e tij jashtë Shqipërisë edhe kësaj herë ku do të jetë pjesë e Maribor në Slloveni. Ka qenë vetë klubi i Maribor që e ka bërë të ditur lajmin në kanalin e tyre zyrtar duke i uruar mirseardhjen Skukës.

Kujtojmë që sulmuesi nga Dibra ka kaluar në formë huazimi për sezonin e ardhshëm.

Postimi i Nk Maribor:

Xhulliano Skuka, mirë se erdhe në Maribor!