Raporti i tyre është krisur vite më përpara, zbulohet shkaku i ‘sherrit’ mes Georgina Rodriguez dhe mamasë së Cristiano Ronaldos
Që kur Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez zyrtarizuan lidhjen e tyre në vitin 2016, ka pasur thashetheme të vazhdueshme për marrëdhëniet e tensionuara mes influencueses së famshme dhe vjehrrës së saj, Dolores Aveiro.
Megjithatë, sipas revistës Look, nisja e konfliktit të tyre ndodhi pas një vendimi të Georginës kur ajo u transferua me Cristianon në La Finca.
Thuhet se Cristiano i dha asaj liri të plotë për të dekoruar shtëpinë sipas shijes së saj, duke kuptuar se ajo duhej të ndihej rehat në shtëpinë e tyre së bashku.
Ndryshimi i Georginas që Aveiro nuk mund ta pranonte
Siç thuhet nga mediat e sipërpërmendura, një nga ndryshimet e bëra nga Georgina u kundërshtuan shumë nga Dolores Aveiro.
Mbi oxhakun në dhomën e ndenjes, dikur ishte një pikturë e madhe me Cristianon dhe nënën e tij. Por pasi Georgina u zhvendos, Dolores zbuloi se piktura ishte hequr dhe zhvendosur në garazh.
Në vend të saj, Georgina kishte vendosur një pikturë të saj, të cilën Dolores Aveiro e interpretoi si një përpjekje për ta zëvendësuar dhe një veprim egoist nga Georgina.
Sipas thashethemeve, kjo mendohet të jetë shkaku i vërtetë i sherrit mes tyre, i cili vazhdon edhe pas shtatë vitesh, duke sjellë si pasojë marrëdhënien e tyre të largët mes njëra-tjetrës.
Në fakt, vetëm pak javë më parë, revista Lecturas raportoi një thashetheme se Dolores Aveiro kishte kryer magji në një kukull që i përkiste Georginës.
Nëna e Ronaldos i mohoi menjëherë këto akuza në një deklaratë, duke theksuar se ato ishin të rreme dhe se i shërbenin vetëm për të dëmtuar reputacionin e saj.