Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për arsimin parauniversitar

Kuvendi miratoi sot me 75 vota disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për sistemin arsimor parauniversitar”.

Po ashtu, Kuvendi miratoi me 73 vota projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe KfW-së për programin për menaxhimin e qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve të ngurta.

Në seancën e sotme plenare Kuvendi miratoi po ashtu me 81 vota projektligjin “Për pranimin e protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së Marrakeshit për subvencionet e peshkimit”.

Po ashtu, me 72 vota pro, u miratua projektligji “Për qeverisjen elektronike”.

Deputetët miratuan, gjithashtu, edhe projektrezolutat për vlerësimet vjetore të veprimtarisë së: lnspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave; Departamentit të Administratës Publike; Autoritetit të Konkurrencës.

Deputetët miratuan po ashtu edhe disa ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare.