Latifi përshëndet Vllazninë: Uroj të jeni pretendentë siç ju ka hije, faleminderit me dorë në zemër

Liridon Latifi nuk është më futbollist i Vllaznisë. Dy ditë më parë, klubi shkodran njoftoi për largimin e Latifit pas përfundimit të kontratës, ndërkohë që vetë sulmuesi ka falënderuar ditën e sotme klubin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Latifi i ka uruar Vllaznisë të gjitha të mirat, duke u shprehur se Vllaznia meriton që të jetë gjithmonë mes ekipeve pretendente.

“Me doren ne zemer, faleminderit KF Vllaznia dhe faleminderit e gjithe Shkodra per dy vitet ne kete qytet te zjarrt per futbollin dhe uroj qe Vllaznia te jete gjithmone pretendente ashtu si i ka hije. Falenderoj presidentin Xhaferi dhe gjithe tifozerin Shkodrane”, shkruan Latifi.