FOTO/ Albin Kurti në familjet e policëve të rrëmbyer: U jam falënderues për besimin dhe mbështetjen!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotot e takimit që pati me familjet e policëve të rrëmbyer të Kosovës nga forcat serbe dhe i ka falenderuar ata për besimin që kanë dhe mbështetjen tek institucionet e Kosovës.

Në mesazhin e publikuar në Fb, Kurti shkruan:

Në Mitrovicë dhe Peran e Letanc të Podujevës, vizitova familjarët e Shemë Mustafës, Beqir Sefës dhe Rifat Zekës, tre policëve tanë të rrëmbyer dje nga forcat e armatosura të Serbisë. Në ta pamë shqetësimin por edhe qëndresën për familjarët e tyre dhe zyrtarët tonë. Falënderues për besimin e tyre dhe mbështetjen për institucionet e Republikës. Jemi bashkë. Republika e Kosovës është në të drejtën e saj."