VIDEO-SYRI TV/ Dënohen zyrtarët e Policisë, GJKKO dënon 6 persona, 1 i pafajshëm
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 30 vite e 6 muaj burg 6 të pandehur mes tyre edhe efektivë policie për trafikimin e makinave të vjedhura nga Kosova drejt Shqipëri. Koka e grupit që shfrytëzonte njohjet që kishte u dënua me 7 vite e 4 muaj heqje klirie, ndërsa një nga të akuzuarit e SPAK u shpall I fafajshëm.
SYRI TV
30 vite e 6 muaj burg në total ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj të penadehurve që vidhnin autmjete në Kosovë dhe i tregtonin në Shqipëri. Mes personave të përfshirë rezultojnë edhe 3 ish-efektivë të Policisë së Shtetit. Për drejtuesin e grupit, Selaudin Shahini, togat e zeza dhanë 7 vite e 4 muaj. Sipas hetimeve, Shahini duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore në Kosovë, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete në vendin tonë. Për ish-punonjësen e policisë Vojsava Doda, gjykata dha 5.4 vite burg, ndërsa për ish kolegun e saj Endi Ahmetaj, gjykata ndryshoi akuzën nga trafikim i mjeteve në shpërdorim detyre dhe e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg. Ndërsa efektivin tjetër Fatri Braha, gjykata e dënoi me 6 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Lidhur me këtë dosje hetimet nisën shkurtin e vitit të kaluar. Vojsava Doda që mbante detyrën e punonjëses së forcave operacionale në policinë e Tiranës, prezantohej si agjente vëzhgimi në momentin që paraqitej me një mjet të vjedhur në pikën e kalimit kufitar. Me argumentin se ishte në operacion dhe në kushte urgjence, punonjësit e pikës kufitare nuk duhet të regjistronin hyrje daljet e saj.
TABELA: TË DËNUARIT
1. Selaudin Shahini, 7 vite e 4 muaj burg
2. Ndriçim Shahini, 6 vite e 8 muaj burgim
3. Ervis Cara, 6 vite e 8 muaj burgim
4. Endi Ahmetaj, 3 vite e 4 muaj burgim
5. Vojsava Doda, 5 vite e 4 muaj burgim
6. Aurel Shatri, i pafajshëm
7. Fatri Braha, 6 muaj burgim