Këngëtari dhe modeli i njohur shqiptar së shpejti baba për herë të parë

Këngëtari dhe modeli i njohur shqiptar, Vigan Shehu dhe partnerja e tij së shpejti do bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa ka postuar në Instagram një set fotografik së bashku me partneren e tij, dukej qartë barku i saj i rrumbullakët.

Kujtojmë se modeli i cili prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ai shpesh herë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe fushës muzikore së bashku me vëllian e tij këngëtarin e njohur Valon Shehu.