Xavi nuk heq dorë nga Gundogan, e do me çdo kusht te Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i yllit të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan.

Në fakt, mesfushori gjerman prej kohësh është i lidhur me transferimin në "Camp Nou".

Xavi sipas mediave italiane, është duke insistuar që ta bindë Gundoganin që të transferohet në Barcelonë.

Kampionët e rinj të Evropës, thuhet se po bëjnë çmos që të ‘blindojnë’ gjermanin të paktën edhe për sezon, megjithatë, strategu katalanas është i bindur se Gundogan do të jetë pjesë e skuadrës së tij në sezonin e ardhshëm.