Zyrtare/ Partizani mbyll bashkëpunimin me mbrojtësin

 

Partizani njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin sllovak Jozef Menich.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Jozef Menich. Mbrojtësi Sllovak dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Faleminderit Jozef Menich për kontributin e dhënë në sezonin 2022-2023 me fanelën e kuqe dhe shumë suksese në karrierën sportive”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.