Tentoi ti largohet policisë/ Drogën e kishte fshehur te rrobat, kapet me kokainë shqiptari në Greqi

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke. Shqiptari ka qenë duke lëvizur me makinë dhe pasi është pikasur nga policia, është larguar me shpejtësi.

Ndërkohë pasi disa orësh u arrit të ndalohej dhe gjatë kontrollit nga policia, janë gjetur 2 pako të mëdha me kokainë me 40gram dhe 5 pako të vogla me kokainë me 10gram. Drogën e kishe fshehur brenda të brendshmëve.

Gjithashtu u gjetën edhe 22 thasë metamfetamine kristal. Sipas policisë vlera e lëndës narkotike arrinte deri në 3 mijë euro.