Reshjet intensive të shiut përmbytin Korçën, banorët: Shkak, mungesa e kanalizimeve
Reshjet intensive të shiut pasditen e të mërkurës, kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit të Korçes.
Si pasojë, uji ka përmbytur rrugët dhe ka vërshuar brenda bizneseve dhe garazheve në lagjen 18 të qytetit, duke u shkaktuar dëme të mëdha financare.
Banorët thonë se kjo lagje përmbytet shpesh herë dhe vjen si pasojë e mungesave të pustave te ujit dhe bllokimit të kanalizime. Ata madje, kanë tentuar të zhbllokojnë kanalet nga mbetjet.
Situata e përmbytjeve është e rënduar edhe përgjatë parkut Rinia, ku qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është i vështirë, pasi rrugët janë në ujë. Ndërkohë moti i keq me erë të forte ka shkaktuar edhe thyerjen e disa pemëve të qytetit duke rrezikuare dhe jetën e qytetarëve.