Messi: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi  i intervistuar nga Titan Sports , zgjodhi Pep Guardiolën si trajnerin më të mirë ndonjëherë sipas mendimit të tij: "Kam mbajtur kontakte, ne flasim shpesh.

Jam i kënaqur me atë që ka bërë, veçanërisht në Ligën e Kampionëve. Ai është trajneri më i mirë në botë, nuk kishte nevojë të fitonte kupën përsëri për ta vërtetuar këtë."