Zyrtare, Maurice Steijn merr drejtimin e Ajax për tre sezone

 

 Ajax ka gjetur një trajner të ri.

Në një publikim në faqen zyrtare, klubi holandez bën me dije se Maurice Steijn do të jetë në krye të skuadrës për sezonin e ardhshëm.


Steijn largohet nga Sparta Roterdam dhe tashmë ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin nga Amsterdami, ndërsa do të marrë drejtimin e ekipit duke filluar nga 1 korriku.