Bushati: Kurti më mirë të takojë origjinalin, Vuçiçin sesa Ramën

Analisti Andi Bushati reagoi pasi kryeministri shqiptar, anuloi në mënyrë të njëanshme mbledhjen e përbashkët të qeverive në Kosovë.

Sipas tij, Rama është në të njëjtën linjë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

“Rama i rakorduar me Vuçiçin.

Presidenti serb: nuk mund të bisedohet me Kurtin.

Kryeministri shqiptar, anulon mbledhjen e dy qeverive.

Konkluzioni: të dy kërkojnë partner tjetër në Prishtinë,” shkruan Bushati.

“Pasi Rama anuloi mbledhjen mes dy qeverive, Albini kot të takohet personalisht me të. Nëse ka nevojë për takim, më mirë me origjinalin, Aleksandarin,” thekson më tej analisti.