Zidane i rri ‘pas dere’ Deschampsit: Logjike të mendoj për kombëtaren

Zinedine Zidane e shpreh hapur dëshirën për të drejtuar përfaqësuesen e Francës, edhe pse e ka të qartë se nuk ka ardhur momenti për të hedhur këtë hap.

“E kam thënë disa herë që kur ke qenë futbollist në ekipin kombëtar është mund të bëhesh edhe trajner, është logjike të mendosh për këtë. Por nuk është koha e duhur”, ka thënë Zizu.

“Kur isha te Kana, doja të shkoja te Bordo. Më pas doja të luaja për Juventusin dhe Madridin, sepse ishte një përvojë ndryshe dhe po bëhej më e fortë. Kjo është ajo që ne e quajmë ambicie. Unë kam qenë gjithmonë ambicioz dhe kam besuar gjithmonë në veten time”, deklaroi Zidane.