FOTO/ Pak kohë nga ndarja me DJ Geek, Dafina Zeqiri në krahët e një tjetër mashkulli

Ditën e djeshme u zbulua lidhja e re e këngëtares Dafina Zeqiri. Momentet romantike mes saj dhe partnerit “misterioz” u bënë virale në rrjet.

E duket se edhe identiteti i partnerit të artistes s’do mbetet kaq mister. “Prive” mëson se i dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë e panjohur për botën e showbizit shqiptar.

Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në Kosovë. Mesa duket Dafina ka gjetur sërish dashurinë e po ndihet e lumtur me Kreshnikun.