Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit ku makina ka dalë nga rruga.

Shkak për aksidentin mësohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.