'Katari ishte Kupa e Botës e fundit për mua' Messi: Nuk do të jem në Botërorin e ardhshëm

 

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ka deklaruar se nuk është në planet e tij pjesëmarrja në edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës, që do të zhvillohet në Meksikë, SHBA dhe Kanada në vitin 2026.

“Mendoj që jo. Kjo ishte Kupa e botës e fundit për mua. Do të shoh si do të shkojnë gjërat, por në parim nuk mendoj që do të shkoj në Botërorin e ardhshëm”, ka thënë ylli argjentinas në një intervistë.

Messi luajti Botërorin e tij të 5-të në Katar, aty ku arriti të shpallej kampion me Argjentinën e tij. “Pleshti” ka marrë pjesë edhe në edicionet 2006, 2010, 2014, 2018, por pa arritur të triumfojë. Në 2014 Argjentina e tij u mund në finale nga Gjermania.