Mbesa merr diplomën e maturës/ Urimi i veçantë i Berishës për Medinën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar në mënyrë të veçantë mbesën e tij, Medina Berisha, me rastin e diplomës së maturës.

‘Miq, sot kemi një gëzim të veçantë. Medina, mbesa jonë, mori diplomën e maturës!’, shkruan Berisha në Facebook.

Gjithashtu Berisha i uron suksese mbesës së tij në studimet universitare.

Postimi i plotë:

Miq, sot kemi një gëzim të veçantë.

Medina, mbesa jonë, mori diplomën e maturës!

Në foto, sot me kapelen e maturës mban në dorë foton e saj bebe.

Suksese, suksese në studimet universitare dhe përqafime.❤️🌹✌️