‘Syri i keq’, E dashura e Don Xhonit pëson një aksident të rëndë

E dashura e Don Xhonit, Ariana Lirey është kthyer në një personazh të njohur në showbizin shqiptar.

Modelja ruse, u rikthye edhe një herë në krahët e reperit, mirëpo kjo u bë publike, duke u shfaqur në klipin e Don Xhonit.

E duket se atë e ka ‘’kapur syri i keq’’. Përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se ka lënduar këmbën dhe ndodhet e shtrirë në spital.

Nga fotoja dhe këmba e tëra në allçi shohim se nuk bëhet fjalë për diçka të vogël dhe se lëndimi është serioz.

Ariana nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur.