Kjo është deklarata e Mourinjos pas barazimit me Manchester Cityn

Mourinjo ka thënë se skuadra e tij nuk erdhi në “Etihad” vetëm për një pikë, pavarësisht se u largua me një të tillë.

Pas barazimit 0:0 në “Etihad”, portugezi, Jose Mourinho, tha se djelmoshat e tij donin të sulmonin më shumë, por që e kishin të vështirë ndaj Cityt, sidomos në pjesën e dytë shkruan Express.

“Donim të sulmonim më shumë, sidomos përmes kundërsulmeve, por e kishim të vështirë. Më shumë vuajtëm në pjesën e dytë. Në fund morëm këtë pikë dhe duhet të mendojmë për sfidën e radhës”, tha Mourinho pas ndeshjes.