Rama i sinqertë: Metën e emëroj President, LSI-në opozitë...

Kryeministri Edi Rama ka folur sonte në Top Story për fatin e koalicionit PS-LSI, pasi zgjidhi çështjen e presidentit, që do të jetë Ilir Meta.

Edi Rama deklaroi se në zgjedhjet parlamentare, PS dhe LSI do të vijojnë në garë të ndara, pavarësisht se deri në zgjedhje koalicioni do të vazhdojë.

“Ne jemi partneritet strategjik dhe ky koalicion do vazhdojë. Do hyjmë në garë veç. Ne ishim garë, dhe do kemi dhe gjatë fushatës. LSI ka ambicie të ndryshme, nganjëherë dhe të kundërta. Bukur fort. Unë e kam thënë se nuk është punë numrash. Është çështje e reformimit rrënjësor”, tha Kryeministri në “Top Story”.