Zyrtare/ Kukësi njofton përfundimin e kontratës me Taipin

Klubi i Kukësit ka njoftuar pak çaste më parë se Shqiprim Taipi nuk do të jetë më lojtar i verilindorëve.

Mesfushori erdhi nga Skënderbeu te Kukësi në 17 korrik të vitit 2021.

Në 70 ndeshje me fanellën e verilindorëve, ai shënoi 4 gola dhe asistoi 3.