Ndarja nga jeta e Berlusconit, reagon Galliani: Një boshllëk që nuk mund të mbushet kurrë

Ish-presidenti legjendar i Milanit dhe së fundmi president i Monzas, Silvio Berlusconi, u nda nga jeta, këtë të hënë, në moshën 86-vjeçare.

Të shumta janë reagimet për këtë humbje të madhe të botës së futbollit në Itali.

Një nga partnerët kryesorë të Berlusconit në futboll, Adriano Galliani, ka shprehur ngushëllimet në emër të tij dhe të klubit të Monzës.

“Adriano Galliani dhe gjithë AC Monza vajtojnë humbjen e Silvio Berlusconit. Një boshllëk që nuk mund të mbushet kurrë, përgjithmonë me ne. Faleminderit për gjithçka President”, shkruan Galliani.