Serbët u rikthehen protestave në Veri të Kosovës

Në Veri të Kosovës janë rikthyer protestat e serbëve sërish.

Serbët kanë nisur grumbullimet në komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.

Autoblindat e Policisë së Kosovës, të cilat ditë më parë ndryshuan lokacionin dhe u vendosën prapa objekteve komunale, nuk kanë lëvizur dhe po qëndrojnë aty.

Ushtarët  e KFOR-it, ndonëse në numër shumë të vogël, vazhdojnë të qëndrojnë përreth ndërtesave të komunave.

Situata e përgjithshme e sigurisë në këto komuna vazhdon të jetë e qetë.