FOTOLAJM/ Shikoni si nxirret me polici nga Parlamenti i Maqedonisë, Zoran Zaevi

Policia e Maqedonisë ka ndërhyrë në Parlamentin e Maqedonisë duke marrë në dorë situatën dhe duke sprapsur protestuesit e dhunshëm.

Foto e mëposhtme tregon momentin e evakuimit me polici të kryetarit të LSDM Zoran Zaev, që pretendon të formojë qeverinë.

Zaev u dhunua nga protestuesit brenda Parlamentit, në momentin kur shqiptari Talat Xhaferi u zgjodh kryeparlamentar me votat e LSDM e BDI.