Basha: Pranojmë qeveri teknike me Kryeministër të propozuar nga Rama

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbron fort kërkesën e tij për krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Basha theksoi se gjëja e parë që do të bëhet pas miratimit të një qeverie teknike, është votimi në unanimitet i vetingut.

Basha shtoi gjithashtu se do të pranojë që kryeministri i qeverisë teknike të propozohet nga Edi Rama.

“Jam i gatshëm që me një qeveri teknike, me një kryeministër teknik të propozuar nga Edi Rama, të miratojmë vetingun dhe të hymë në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Lulzim Basha.