Capital T zbulon datën e koncertit 'Time Capsule' në Prishtinë

Për të gjithë fansat e Capital T kemi lajmë të mira. Artisti juaj i preferuar ka zbuluar datën kur do të mbahet “TIME CAPSULE l l”.

Bëhuni gati se me 11 gusht reperi do t’i mbledhë të gjithë dashamirësit e tij në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë që rreth katër vite më parë Capital T realizoi të njëjtin koncert për herë të parë në Tiranë.  “Time Capsule” mblodhi në qendër të kryeqytetit mijëra fansa dhe rezultoi një sukses.