Shtëpia e re e J.Lo dhe Ben Affleck sapo na quajti 'të varfër' në të gjitha gjuhët e botës

Ndërkohë që rrjetet sociale aludojnë se J.Lo dhe Ben Affleck nuk janë shumë të lumtur bashkë (dhe në fakt, fytyra e Ben po bashkëpunon në përhapjen e zërave), çifti ka blerë një shtëpi të re dhe sipas burimeve, janë “më të afërt se kurrë”.

Ata kërkuan për shumë gjatë për shtëpinë e ëndrrave dhe më në fund blenë një vilë në Beverly Hills, për 60 milionë dollarë. Sipas TMZ, shtëpia është kaq e madhe sa ka:
 
1 dhomë për verërat
 
1 sallon për të shijuar whiskey
 
1 kinema
 
1 spa
 
1 sauna
 
1 sallon për thonjtë e J.Lo dhe jo vetëm
 
1 dhomë masazhi
 
1 fushë sportive
 
1 dhomë për ring boksi
 
1 sallë sportesh
 
12 dhoma gjumi
 
2 dhoma për rojet
 
15 oxhakë
 
24 tualete. Po pra, mirë e lexove: 24 tualete!