Aksident i rëndë/ Shqiptari përplas me makinë nënën dhe foshnjën 8-muajshe, arrestohet

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka përplasur më makinë një nënë 26-vjeçare dhe foshnjën e saj 8-muajshe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme , rreth orës 21:30, në via Roma, pjesë e zonës Alba Adriatica.

Mediat e huaja shkruajnë se 46-vjeçari shqiptar ka qenë duke drejtuar makinën tip “BMË” dhe se prezent në skenë ka qenë dhe bashkëshorti i 26-vjeçares.

Nëna ndodhet e shtruar në spital pasi ka marrë një dëmtim në kokë, po ashtu edhe foshnja.