Cagliari ngjitet në Serie A me golin në minutën e 94-t

Me golin e Pavolettit në minutën e 94-t, Cagliari mposhti 1-0 Barin në “San Nicola” duke u rikthyer pas një viti në Serie A. 

Trajneri Claudio Ranieri kështu sezonin tjetër do të garojë në Serie A me Cagliarin.

Bari humbi mundësinë e ngjitjes në elitën e futbollit italian, ku mungon prej disa sezonesh.