EMRI/ Makina përplaset me motorin, humb jetën 28-vjeçari në Lushnjë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë.
Burime zyrtare nga polocia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sherif Metushi, 28 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë 28-vjecari.
Njoftimi:Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sh. M., 28 vjeç
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi Sh. M.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.