Humb jetën në hotel një pushuese nga Kosova

Një 46-vjeçare ka ndërruar jetë në hotelin ku po qëndronte me pushime me familjen e saj në Shëngjin.

Viktima ishte shqiptare e Kosovës ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës ku do t’i nënshtrohet mjekësisë-ligjore.