Ilir Meta i shqetësuar për ngjarjet në Maqedoni: Duhet stabilitet në Ballkan

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta shpreh shqetësimin e madh për ngjarjet e fundit në Maqedoni dhe për situatën e krijuar atje.

Meta apelon dhe u kërkon autoriteteve vendase të distancohen nga dhuna, si edhe të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e dhunës dhe pasojave të saj.

“Stabiliteti i Maqedonisë mbetet shumë i rëndësishëm dhe kyç për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit dhe të ardhmen e tij. Në këto momente vendimtare dhe kritike për Maqedoninë dhe për rajonin kërkohet maturi, qetësi, dialog politik dhe veprime të cilat t’i shërbejnë rikthimit të paqes sociale dhe normalizimit të situatës”, shprehet Kryetari i Kuvendit.