'Wenger In' fluturon mbi stadiumin e Manchesterit

Arsen Wenger është në presion, por duket se ka ende nga ata që e duan trajnerin francez te Arsenali edhe sezonin e ardhshëm.

Në fillim të ndeshjes mes Manchester Cityt e Manchester Unitedit në “Etihad”, një banderolë “Wenger In” fluturoi mbi stadium, duke mbështetur kështu francezin.