Alex Soros merr perandorinë e babait/ Live Monitor: I lidhur thellë me Ramën, që ka korruptuar një agjent të FBI

Lajmi se Alex Soros ka marrë përsipër perandorinë e babait, George Soros po bën xhiron e mediave globale.

37-vjeçari do menaxhojë një perandori prej 25 miliardë dollarësh.

Ai ka deklaruar se është më politik se babai i tij 92-vjeçar.

Alex Soros tha se do vazhdojë mbështjetjen për të majtën.

Ndërkohë portali Live Monitor shkruan se Alex Soros është i lidhur ngushtë me Edi Ramën, i cili ka korruptuar një agjent të FBI.

"Alex Soros është thellësisht i ndërthurur me Edi Ramën e Shqipërisë, i cili ka lidhje me trafikun e narkotikëve dhe ka korruptuar një agjent të FBI-së," shkruan Live Monitor.

Familja Soros e ka ndihmuar Ramën të kapë drejtësinë dhe të rrënojë demokracinë në vend.