VIDEO/ Zgjedhje legjitime pa opozitën? Lulzim Basha i përgjigjet ambasadorit Lu

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se zgjedhjet pa opozitën në një vend anëtar të NATO-s janë të papranueshme.

Përmes kësaj deklarate të bërë gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Basha i është përgjigjur ambasadorit të SHBA Donald Lu, që sot tha për Zërin e Amerikës se zgjedhjet pa opozitën janë legjitime.

Sipas Bashës, në deklaratën e ambasadorit Donald Lu vihet re qartë shqetësimi, por shprehja se mund të jenë të ligjshme dhe legjitime nuk do të thotë asgjë për vlerën e këtyre zgjedhjeve.